Tumoret kancerogjene shumohen më shpejt gjatë natës

  • 27 August 2019 - 08:42
Tumoret kancerogjene shumohen më shpejt gjatë natës

Tumoret kancerogjene, sipas studimit më të fundit, mund të rriten më shpejt gjatë kohës së natës, pra derisa flini. Studiuesit nga Izraeli kanë zbuluar që qelizat e kancerit rriten dhe shpërndahen nëpër gjithë trupin gjatë kohës sa njerëzit flenë, shkaku i dy receptorëve në qelizat e kancerit. Ata kanë ardhur në përfundim se trajtimi i kancerit gjatë natës do të mund të ishte më efektiv sesa dhënia e ilaçeve gjatë ditës. 

Studimi kishte vëzhguar aktivitetin e dy receptorëve në qelizat e kancerit në minj. Receptorët janë molekula proteina në sipërfaqen e qelizës ose brenda qelizës, të cilat marrin apo pranojnë mesazhe biokimike, të sekretuara nga qelizat e tjera, duke kaluar ato në brendësi të qelizës. Shkencëtarët nëpër laboratorët e tyre kishin vëzhguar disa minj dhe kanë zbuluar se receptorët janë shumë më tepër aktiv gjatë natës sesa gjatë ditës. Më pas shkencëtarët kanë dashur ta kuptojnë nëse zbulimi i tyre kishte ndikim në trajtimin e kancerit, pasi ishte dhënë ilaçi. Ata kishin përdorur "Lapatnib", ilaç ky që trajton kancerin e gjirit, miut me kancer. Ilaçi ishte dhënë në periudha të ndryshme ditore dhe ishte zbuluar se kishte dallime në madhësinë e tumoreve, gjatë ditës dhe gjatë natës.

(Kosova Sot Online)