Pjeshka ju sjell shumë dobi, patjetër duhet ta shijoni

  • 01 September 2019 - 18:03
Pjeshka ju sjell shumë dobi, patjetër duhet ta shijoni

Simboli i jetëgjatësisë, pjeshka e ka origjinën nga Kina, ku është kultivuar mbi 5000 vjet. Ajo zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, kronike, disa lloje të kancerit dhe i mbron qelizat e trupit nga dëmtimi.

Vepron më fuqishëm se vitamina C.

Pjeshka e freskët është burimi më i mirë i fosforit sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve.

Po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinën dhe kolagjenin.

Një pjeshkë e madhësisë mesatare mbulon 5 deri në 10 % të nevojës së trupit për fibra tek të rriturit.

(Kosova Sot Online)