Si ta parandalojmë kancerin e zorrës së trashë?

  • 30 August 2019 - 08:26
Si ta parandalojmë kancerin e zorrës së trashë?

Një studim i ri thotë se kancerin e zorrës së trashë, i cili është një formë serioze e kancerit, mund ta parandalojmë me disa shprehi të thjeshta. Kërkuesit shkencorë kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 347,000 evropianë, të cilët ishin përcjellë për 12 vjet.

Gjatë asaj kohe, në mesin e këtyre njerëzve ishin diagnostikuar rreth 3,760 raste të kancerit të zorrës së trashë. Shkencëtarët kanë studiuar sesi ndikojnë në paraqitjen e këtij kanceri pesë faktorë të stilit të jetës: pesha e shëndetshme; niveli i ulët i dhjamit në bark; aktiviteti i rregullt trupor; moskonsumimi i duhanit dhe kufizimi i konsumimit të alkoolit; si dhe një dietë mirë e balancuar.

Kjo dietë është e pasur me pemë, perime, peshq, jogurt, pemë me gëzhojë dhe fara, si dhe me ushqime të përmbajnë fibra, kurse mishi i kuq dhe i përpunuar përdoret në sasi të kufizuar. Sa më shumë nga këta faktorë që kishin njerëz, aq më pak ata janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë.

(Kosova Sot Online)