Bëjeni vetë melhemin nga gështenjat e egra!

  • 01 September 2019 - 09:07
Bëjeni vetë melhemin nga gështenjat e egra!

Gështenja e egër është një nga frutat më të shëndetshme të vjeshtës, që përdoret në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga venat, tromboza. Preparatet nga gështenja e egër, të cilat u sugjerohen sidomos personave që kanë qarkullim të dobët të gjakut, venave të dhimbshme apo hemorroideve, duhet përdorur porsa të shfaqen simptomat e para të dhimbshme, transmeton Kosova Sot Online Online.

Edhe pse është shumë e shëndetshme, gështenja e egër ndikon ngadalë, prandaj me masat parandaluese dhe me shërimin e dhimbjeve filloni që herët.  

Me ndihmën e gështenjës së egër mund ta përgatisni melhemin popullor.

Për këtë melhem nga gështenja ju nevojiten 12-15 fruta të freskët të gështenjës së egër dhe 2,5 dl konjak. Gështenjën e imtësoni së bashku me lëvoren, e vendosni në kavanoz dhe e mbushni me konjak. E lini të qëndrojë 6-8 javë. Disa pika i shtoni në ujë dhe i pini për qarkullim, vena të zgjeruara dhe hemorroide. 

(Kosova Sot Online)