Tri supat më të shëndetshme

  • 03 September 2019 - 08:34
Tri supat më të shëndetshme

S upa qetëson ftohjen, kanë vërtetuar shkencëtarët. Disa prej përbërësve të supës ndikojnë në dobësimin e simptomave të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, e cila manifestohet me sekretimin nga hunda dhe kollë.

SUPA ME DOMATE

Kjo supë është e mahnitshme në parandalimin e kancerit, sidomos atë të prostatës, arterieve të bllokuara dhe sëmundjeve të lëkurës. Falë likopenit, i cili është i pranishëm në domaten e kuqe, konsumimi i kësaj supe parandalon infarktin, përderisa vitaminat C, që gjinden në farat e domates, mbrojnë zemrën prej sëmundjeve, kancerit në lëkurë dhe humbjes së shikimit.

SUPA ME KËRPUDHA

Kjo supë është e shkëlqyeshme në parandalimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës, shtypjes së lartë të gjakut, kolesterolit dhe infeksioneve virusale. Kërpudhat janë të pasura me vitamina B, riboflavinë, niacinë dhe vitamina B6, të cilat mund të ndihmojnë në luftë me depresionin, sëmundjet e zemrës dhe migrenën.

SUPË ME SELINO

Selinoja është e shëndetshme, sepse përmban flavonoidet apigeninë, që ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit. Ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e hormoneve. Supa nga selinoja është e mirë për ata që dëshirojnë të humbasin peshë, sepse ngop dhe absorbon ujin.

(Kosova Sot Online)