Artikujt që ju ndihmojnë ta parandaloni fryrjen në stomak

  • 04 September 2019 - 10:59
Artikujt që ju ndihmojnë ta parandaloni fryrjen në stomak

XHENXHEFILI

Konsumimi i çajit nga xhenxhefili dhe konsumimi i rrënjës së freskët janë dy ilaçe superiore kundër gazrave të zorrëve. Një sasi të vogël të xhenxhefilit (edhe të thatë edhe të freskët) mund ta shtoni në shujtat e përditshme. Po ashtu, mund ta hani një lugë xhenxhefil të papërpunuar para shujtës.

MAJDANOZI

Përpos se e përdorim si zbukurim i ushqimit, majdanozi është shumë i shëndetshëm për traktin digjestiv në përgjithësi, përfshirë fryrjet dhe gazrat. Mund ta përdorni në formën e freskët apo të tharë, si erzë.

KOPRA

Kjo është një bimë ideale për pakësimin e gazrave që është një nga arsye pse nëpër restorantet indiane e ofrojnë në përfundim të shujtës. Mund t'i përtypni farat e saj, por prej tyre mund të përgatisni çaj, duke i shtuar në ujë të vluar. Substancat shëruese në farat e përmendura relaksojnë muskujt e traktit digjestiv dhe lehtësojnë kalimin e gazrave të bllokuara.

ÇAJ NGA LULERADHIQET

Luleradhiqja posedon dobi të shumta shëruese për shëndetin, e njëra prej tyre është zbutja e gazrave dhe fryrjes. Mund ta përgatisni si çaj apo t'jua shtoni shujtave në formë të tharë, si erzë.

KANELLA

Në mjekësinë tradicionale kanella përdoret për qetësimin e mundimeve të mëngjesit dhe kundër jashtëqitjes së tepërt, por është ilaç i shkëlqyeshëm në qetësimin e fryrjeve. Thjesht e hidhni në ushqim të njelmët apo edhe të ëmbël.

PEMËT TROPIKALE

Ananasi dhe papaja përmbajnë enzima që te fryrja ndihmojnë në tretjen e proteinave dhe lehtësojnë tretjen. Tradicionalisht përdoret kundër infeksioneve, dhimbjeve në stomak, djegieve në gjoks dhe diarresë. Papaja përmban papinë, enzimën natyrale për tretje që ndihmon në tretjen e ushqimit, i cili irriton stomakun.

(Kosova Sot Online)