Ilaçi 'mrekulli' kundër HIV-it

  • 05 September 2019 - 15:15
Ilaçi 'mrekulli' kundër HIV-it

Një ilaç i ri është krijuar, duke shënuar kështu një nga zbulimet më të mëdha kundër virusit HIV në një gjeneratë të tërë. Sipas shkencëtarëve, ky ilaç mund të reduktojë rrezikun e HIV-it për 92 %. Shkencëtarët e kanë nxitur Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në Angli që të aprovojnë menjëherë përdorimin e tij. Ilaçi quhet 'Truvada' dhe mund të jetë 'mbrojtës i lartë' kundër HIV-it. Ky ilaç funksionon në atë mënyrë që sapo të merret siguron një 'propifaliks para-ekspozimit' (PrEP).

Ky përbërës është përdorur në ilaçe që kanë provuar tretmanin e virusit HIV, por ai funksionon edhe te njerëzit që nuk e kanë virusin por kanë rrezik të lartë të ekspozimit ndaj tij. Tani shkencëtarët anglezë po mundohen ta bëjnë këtë ilaç që të pranohet edhe nga institucionet shëndetësore, në mënyrë që të fillojë menjëherë përdorimi i tij. Si pjesë e provës, 'Truvada' u ishte përshkruar 407 meshkujve që morën pjesë në studim në Londër, Mançester, Birmingem dhe Shefild. Nëse dikush i është ekspozuar virusit HIV nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ose injeksioneve të drogës, ky ilaç parandalon infektimin permanent dhe zhvillimin e virusit.

(Kosova Sot Online)