Dhjetë herë më vështirë të mbeteni shtatzënë në moshën 43 se në moshën 37 vjeçe

  • 12 September 2019 - 08:23
Dhjetë herë më vështirë të mbeteni shtatzënë në moshën 43 se në moshën 37 vjeçe

Ë shtë rreth dhjetë herë më vështirë për një grua të mbetet shtatzënë në moshën 43 vjeçe se sa në moshën 37, kanë paralajmëruar mjekët. Shpenzimi i shpejtë i orës biologjike të femrës në moshën 43 vjeçe, asaj i duhet të kalojë përmes 44 vezëve për ta krijuar vetëm një vezë normale të embrionit.

Në moshën 37 vjeçe, asaj i nevojiten vetëm 4.4 vezë. Një grua në mënyrë tipike prodhon një vezë në muaj, kështu që asaj i nevojiten rreth katër vite për të krijuar, në krahasim me katër muaj. "



Ekspertët britanik thonë se përderisa, shumë ideale do të ishte që femrat do të duhej ta lindin foshnjën në të njëzetat, realiteti i jetës moderne i shtyn ato që të mos kenë zgjedhje tjetër, pos të presin. Studiuesit pohojnë se janë të brengosur gjithnjë e më shumë me numrin në rritje të femrave që janë duke rrezikuar ta humbin pjellorinë duke e lënë shtatzëninë apo krijimin e familjes për në moshën e mesme.

Edukimi, karriera, mungesa e të hollave dhe gjahu për 'të përsosurin" janë shkasi që nënën e ardhshme e shtyjnë ta kërkojë më vonë këtë ndjenjë, pra ndjenjën e të qenët nënë, pa ditur se nëse e shtyjnë këtë proces ato fare mund të mos bëhen nënë, madje kurrë.

(Kosova Sot Online)