Si ta shëroni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë natyrale?

  • 15 September 2019 - 18:35
Si ta shëroni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë natyrale?

Shtypja e lartë e gjakut është fatkeqësia e botës moderne. Kjo sëmundje sot i prek 80 për qind të moshuarve dhe 40 për qind të njerëzve më të moshuar se 35 vjeç. Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut, mos e injoroni. Shtypja e lartë e gjakut konsiderohet edhe si “vrasësi i qetë”, që sjell sëmundjet e zemrës, infarktin, dështimin e veshkave dhe vdekjen e parakohshme.

Për fat të mirë, ekzistojnë mënyra natyrale, të cilat ju ndihmojnë që në mënyrë të suksesshme ta kontrolloni, madje edhe ta shëroni në përgjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ushqimi

Nuk është e lehtë të ndryshohen shprehitë ushqyese, por kjo është mënyra e vetme dhe më e mira për parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe shtypjen e lartë të gjakut. Ushqimi juaj duhet të përmbajë sa më shumë pemë dhe perime. Konsumoni vetëm drithëra integrale dhe bishtajore. Alkooli, duhani, ushqimi i shëndetshëm dhe i njelmët shtojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, prandaj shmangini.

Ushtrimet

Ushtrimet e rregullta trupore parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë edhe shtypjen e lartë të gjakut, madje për 50 për qind. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të vraponi në palestër, mund të ushtroni edhe në shtëpi. Nëse tashmë keni shtypje të lartë të gjakut, me ushtrime filloni ngadalë, duke shtuar intensitetin. 

Lirimi nga stresi

Stresi është njëri prej shkaktarëve të fshehtë të shumë sëmundjeve. Periudha e gjatë kohore e ekspozuar ndaj stresit sjell deri te problemet fizike, emocionale dhe psikike, që ndikojnë në rritjen e shtypjes së gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. Lirojuni nga stresi me ndihmën e meditimit, teknika të posaçme të frymëmarrjes, shëtitjeve në natyrë dhe mos harroni ta bëni atë që dëshironi. Flini mjaftueshëm dhe buzëqeshni. Qeshja është ilaçi më i mirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Omega 3

Hulumtuesi gjerman, Peter Zinger, konsideron që aminoacidet omega-3 janë ilaçi kryesor për hipertension. Shkenca e ka vërtetuar se aminoacidet omega-3 zvogëlojnë rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve koronare të zemrës, infarktit dhe sulmit në tru. Shoqëria kardiologjie amerikane ka porositur përdorimin e aminoacideve omega-3 në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Sasia ditore e sugjeruar për aminoacidet omega 3 është 1000-2000 mg. Përbërësit e tjerë që ndikojnë pozitivisht në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalimit të sëmundjeve të zemrës janë edhe hudhra, magnezi, substanca që gjendet në lëkurën e rrushit të zi, resveratroli, uji, vitamina D, çokollata e zezë, panxhari, vaji i lirit, vaji i ullirit, uthulla e mollës, trangujt, selino, ushqimet e pasura me kalium, bimët shëruese, çaji dhe erëzat… etj.

(Kosova Sot Online)