Nëse mendoni se këto ushqime janë dietale, jeni mashtruar

  • 17 September 2019 - 08:26
Nëse mendoni se këto ushqime janë dietale, jeni mashtruar

Shumë ushqime reklamohen si të shëndetshme dhe dietale,e që në fakt nuk janë të tilla.Pikërisht për këtë fakt keni dëgjuar femrat se si ankohen se nuk mund të humbnin në peshë,megjithëse për kafjall konsumojnë jogurt të pemëve apo muesli.Ja cilat janë ushqimet popullore,për të cilat shumica mendojnë se janë të shëndetshme dhe dietale,e në fakt nuk janë ashtu.

UJI I PASUR ME VITAMINA

Pije të tilla shpeshherë reklamohen si shtesë e shëndetshme e ushqimit, sepse përmbajnë shumë vitamina, minerale e madhe edhe fibra. Mirëpo, e vërteta është se duhet t'i shmangni dhe t'i përmbaheni ujit të thjeshtë. Në fakt, edhe pse në tabelë shkruan se përmban pak kalori, këto pije shpeshherë bëhen me ëmbëltues artificialë, të cilët janë të dëmshëm sikurse edhe sheqeri.

JOGURTI I PEMËVE

Kombinimi i jogurtit të shëndetshëm përplot me probiotikë dhe pemëve të freskëta - çfarë mund të jetë e dëmshme këtu? Femrat që mbështeten te kjo logjikë shpesh bëjnë një gabim të madh në ushqim dhe jogurtin me pemë të blerë e konsumojnë pa kufij. Për fat të keq, e vërteta është se në këta jogurtë do të hasni shumë sheqer dhe kalori të panevojshme. Alternativë më e mirë është ta përgatisni vetë jogurtin tuaj me pemë në blender.

PLLAKAT ME DRITHËRA

Edhe një zamër e popullarizuar si e 'shëndetshme', që në fakt nuk është aspak e shëndetshme. Në fakt, shumë prej këtyre pllakave pak dallojnë prej çokollatës. Shpeshherë do ta vëreni të shkruar në tabelë mbishkrimin "e pasur me fibra" ose "burim i shkëlqyeshëm me proteina", por askush nuk është aq i çmendur ta shkruajë edhe faktin "përplot me sheqerna të thjeshta". Nëse me të vërtetë dëshironi fibra dhe proteina, për zamër hani një pjesë djathë dhe mollë.

USHQIMET ME 0 PËR QIND YNDYRË

Ushqimet pa yndyrë janë një mashtrim i vërtetë për njerëzit që duan të humbin në peshë, sepse mendojnë që mbishkrimi "pa yndyrë" do të thotë edhe "pa kalori". Kjo ndikon në konsumimin e tepërt të këtyre ushqimeve. Nga ana tjetër, mungesa e yndyrave shpeshherë kompensohet me shtimin e sheqernave të panevojshëm - në mënyrë që shija të jetë më e mirë.

MUESLI

Shumica e këtij ushqimi të blerë në një porcion ju ofron një sasi të madhe të yndyrave trans dhe sheqernave të thjeshtë, që shpeshherë ndërlidhen me sulmin në tru dhe në zemër. Natyrisht se kjo nuk vlen për të gjithë, kështu që duhet pasur kujdes në tabelën prapa, në paketim. Si pasojë e kësaj, porcionet shpeshherë janë të vogla, që njerëzit të mos ndihen të ngopur - dhe për këtë shkas, më vonë grimcojnë ushqime të dëmshme, apo hanë edhe më shumë muesli.

(Kosova Sot Online)