6 vlera ushqyese, për një trup të shëndetshëm

  • 28 September 2019 - 09:23
6 vlera ushqyese, për një trup të shëndetshëm

Janë disa vlera ushqyese, pa të cilat trupi ynë thjesht nuk mund të funksionojë. Në vijim ju paraqesim gjashtë prej tyre.

KALIUMI: PËR GJAK TË SHËNDETSHËM

Ekspertët dhe shkencëtarët pohojnë se të rriturit nuk marrin aq sa duhet nutrientet esenciale. Kaliumi është kryesori. Studimet tregojnë se kaliumi mund të ndihmojë shtypjen e gjakut të jetë e shëndetshme. Kaliumi po ashtu ndihmon fertilitetin, muskujt dhe funksionimin e nervave. Por, përderisa kaliumi në formë natyrale gjendet te shumë ushqime si - qumësht, patate, patate të ëmbla, avokado dhe banane - shumë njerëz edhe më tutje nuk e marrin në sasi të mjaftueshme.



MAGNEZI: PARANDALUES I SËMUNDJEVE

Mungesa e magnezit është ndërlidhur me problemet shëndetësore si osteoporoza, shtypja e lartë e gjakut, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Disa njerëz, sidomos të vjetrit, njerëzit me probleme në stomak, apo ata njerëz që rregullisht konsumojnë alkool, janë në rrezik për të pasur sasi të mangëta me magnez. Hani më shumë spinaq, fasule, bizele dhe arra. Mund të bëjnë shumë për shëndetin tuaj. KALCIUMI:

MË SHUMË SE ESHTRA TË FORTË

Me siguri se e dini që kalciumi është i domosdoshëm për dhëmbë dhe eshtra. Por, kjo nuk është e tëra. Kalciumi ndihmon në funksionimin e muskujve dhe ritmin e zemrës. Mund të ndihmojnë edhe në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Djathërat janë burim i mirë, por edhe salmoni, lakra jeshile dhe brokoli posedojnë pak kalcium.

VITAMINA A: SHTONI BETA-KAROTINË!

Ekzistojnë dy lloje të vitaminave A: retinol dhe beta-karotinë. Beta-karotinë mund të haset në portokaj dhe ushqime të verdha - si patatet e ëmbla, karota dhe kungull - e po ashtu edhe në spinaq dhe brokoli. Vitamina A është jetike për një shikim të mirë, sistem të fortë imun dhe rritjen e indeve. VITAMINA C: E

MIRË PËR ESHTRA

Vitamina C, që është e pranishme në shumë fruta dhe perime, ndikon në rritjen e eshtrave dhe indeve. Si një antioksidues që është, mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen e qelizave prej dëmtimeve. Shumë njerëz besojnë se parandalon ftohjen, por ekspertët nuk e mbështesin kë.

VITAMINA D: PËR ZEMËR DHE MENDJE TË FORTË

Vitamina D është e rëndësishme për zhvillimin e eshtrave, fibrave nervore, muskujve e po ashtu edhe sistemit nervor. Megjithëse trupi jonë e merr këtë vitaminë vetëm nga rrezet e diellit, ekspertët rekomandojnë mënyra të tjera të marrjes së kësaj vitamine. Disa ushqime përmbajnë vitamina D, si peshku, djathi dhe vezët.

(Kosova Sot Online)