Si ta shëroni gërhitjen?

  • 01 October 2019 - 15:14
Si ta shëroni gërhitjen?

Për gërhitjen flitet shumë pak, shpeshherë flitet përmes shakasë, por nuk është diçka që duhet të bëni shaka. Partnerët i mban zgjuar, shkakton telashe në martesë, nervozë, por mund të jetë e dëmshme edhe për personin që gërhit. Pothuajse gjysma e njerëzve gërhasin, e vitet, pesha, alkooli dhe duhani janë faktorë që kontribuojnë për këtë.

ÇFARË MUND TË BËJMË PËR TA NDALUAR KËTË FENOMEN?

Alkooli ndikon si relaksues për muskujt dhe më së miri do të ishte ta shmangni për së paku katër orë para gjumit. Grumbullimi i mukozës në hundë po ashtu shkakton gërhitjen, sepse e shtyn personin që në vend të hundës, merr frymë përmes gojës. Për këtë shkak, para së gjithash duhet ta pastroni hundën, qoftë nevojë me ndonjë sprej apo disa pika që nxitin pastrimin. Duhani dhe alergjitë, si dhe temperatura e lartë mund të shkaktojnë bllokadë nazale, por nëse nuk mund ta ndaloni në përgjithësi duhanin, së paku ta ndaloni disa orë para gjumit. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, atëherë mund të përcaktoheni për operacion laserik të fytit, por një operacion si ky nuk sugjerohet shumë shpesh, sepse është me dhimbje, e nuk është gjithmonë i efektshëm. Derisa zakonisht gërhitja nuk paraqet rrezik për shëndetin, te një nga dhjetë persona shkakton çrregullimin e gjumit.


(Kosova Sot Online)