Shërojeni ftohjen pa ilaçe

  • 08 tetor 2019 - 18:47
Shërojeni ftohjen pa ilaçe

Sezoni i ftohjes ka filluar dhe që në shfaqjen e simptomave të para është e domosdoshme të filloni me shërimin, në mënyrë që ftohja të zgjasë sa më pak dhe të mos na ndërpresë aktivitetet e përditshme. Nuk është e thënë që pas simptomave të para të vraponi te mjeku, sepse ekzistojnë edhe mënyra të tjera për ta shëruar menjëherë ftohjen.

KONSUMONI LËNGJE

Me rëndësi është që të merrni sa më shumë lëngje, në mënyrë që të mos vijë te dehidrimi. Uji i thjeshtë dhe lëngjet e shtrydhura zbusin problemet me fytin. Gjatë ftohjes detyrimisht merrni lëngje të ngrohta, para së gjithash çaj bimor.

PASTRONI RREGULLISHT HUNDËT

Gjatë ftohjes me rëndësi është që ta nxirrni mukozën nga hundët si dhe t'i shpëlani rregullisht. Por, kini kujdes që hundëve mos t'u fryni tepër. Pastaj detyrimisht pastroni duart në mënyrë që mikrobet të mos barten.

SHËTITJE TË LEHTË

Gjatë ftohjes do të duhej të qëndroni të qetë, por është e sugjeruar që kohë pas kohe të dilni, të mos rrini gjithmonë i shtrirë në shtrat. Edhe pse jeni të plogësht, bëni një shëtitje të lehtë, sepse qëndrimi në ajër të freskët mundëson shërim më të shpejtë. 


(Kosova Sot Online)