Gjërat që duhet t'i dini, nëse dëshironi të humbni në peshë

  • 10 October 2019 - 09:00
Gjërat që duhet t'i dini, nëse dëshironi të humbni në peshë

P o provoni t'i hiqni kilogramët shtesë, por nuk keni mundësi ose nuk pëlqeni ta ndryshoni ushqimin tuaj? Për humbjen në peshë nevojitet kohë dhe durim, por ekspertja Jaime Mass zbulon se çfarë është e rëndësishme në këtë mes.

Ekspertja për ushqim, Jaime Mass, thotë që më e rëndësishmja është të hani ushqimin me rregull. 'Koha në të cilën hamë është mjaft e rëndësishme për rregullimin e peshës', ka thënë Mass. "Njerëzit besojnë se mund të humbin në peshë nëse hanë më pak, por kjo nuk funksionon gjithmonë ashtu. Me rëndësi është që gjatë gjithë ditës ta ushqeni trupin për të humbur në peshë", thekson Jaime.



Me rëndësi është ta dini se humbja në peshë nuk varet vetëm në zvogëlimin e kalorive. Në fakt, po ashtu varet edhe prej nivelit të sheqerit në gjak, ndjeshmërisë ndaj insulinës, metabolizmit dhe hormoneve të urisë që kalojnë nëpër trup në momentin e caktuar.

Pikërisht për këtë, vuajtja urie nuk vjen në shprehje, e po ashtu as anashkalimi i kafjallit. Prandaj, Mass këshillon që kafjallin ta hani brenda një ore kur jeni zgjuar. Nëse nuk jeni ndonjë adhurues i madh i kafjallit, mjafton të hani së paku gjysmë banane dhe badem, në mënyrë që trupi të ketë mjaft energji për fillimin e ditës.

(Kosova Sot Online)