Ilaçi nga natyra që shëron dhimbjet e trupit

  • 22 October 2019 - 15:07
Ilaçi nga natyra që shëron dhimbjet e trupit

Nëse keni probleme me dhimbjet në nyja, shpinë, këmbë, por edhe me venat e zgjeruara, kjo është receta e duhur për juve.

RECETA QË SHËRON NYJAT DHE SHPINËN ME DHIMBJE

Pastroni 300-400 g hudhër dhe i preni në pjesë të vogla. I vendosni në një kavanoz dhe i përzieni me një litër ujë cilësor të bimëve (vaj ulliri apo luledielli), e mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë në një vend të errët për dy javë në temperaturë të dhomës. Për çdo ditë e përzieni. Në fund do të fitoni vaj të hudhrës.

PËRDORIMI:

Vaji vendoset në vendet ku ndjeni dhimbje, për shembull në fund të pjesës së shpinës, në shpinë në përgjithësi, në nyjat që dhembin, në duar dhe këmbë. Pjesën e trajtuar e mbështillni me foli prej najloni dhe e lini të veprojë gjatë natës. Pas disa ditëve do ta ndieni lehtësimin, do të ecni më shumë dhe më lehtë, e ajo që është më kryesorja nuk do të ndjeni dhimbje. Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut në nyjat që dhembin, duke rregulluar funksionimin e tyre. Përgatitja përdoret dy muaj.

PËRDORIMI I VAJIT PËR VENAT E ZGJERUARA:

Vaji i hudhrës ngadalë vendoset në vena dhe mbështillet me fashë. Tretmani bëhet në mbrëmje dhe lihet të qëndrojë gjatë natës

(Kosova Sot Online)