A e keni ditur se gështenja i largon edhe këto probleme?

  • 23 October 2019 - 10:26
A e keni ditur se gështenja i largon edhe këto probleme?

Gështenja e egër është një pemë që rritet deri në 30 metra. Gjatë verës, për ilaç mund të mblidhen sythat e kësaj peme, lulet dhe lëvorja e re, e gështenjat pasi që të piqen, gjatë shtatorit dhe tetorit. Nga gështenja e tharë lehtë hiqet mbështjellësi i kaftë, ku më pas gështenja ose imtësohet, bluhet, apo shtypet. Ruhet në një enë të mbyllur të qelqtë.

Gështenjat e egra përdoren për mjekimin e hemorroideve dhe prostatës, por edhe te testikujt e ënjtur, apo te venat e zgjeruara. Ekstrakti i gështenjave të egra përmban escin, një komponent, i cili stabilizon muret e venave dhe në atë mënyrë zvogëlon paraqitjen e ënjtjeve dhe dhembjeve në këmbë. Edhe pse përqendrimi i plumbit për shkak të ndotjes së ambientit nga tymi i veturave në gështenja është më i ultë sesa në pjesët e tjera të bimës, është mirë që të mos i përdorni ato gështenja të egra që rriten afër rrugëve të frekuentuara.

(Kosova Sot Online)