Ilaçi i ri kundër mbipeshës, së shpejti në shitje

  • 09 November 2019 - 09:18
Ilaçi i ri kundër mbipeshës, së shpejti në shitje

I laçi kundër mbipeshës, të cilin e ka prodhuar laboratori amerikan "Orexigen therapeutics", ka marrë "dritën e gjelbër" për shitje komerciale në Evropë, që shumë shpejt do të hidhet në shitje. Ky ilaç, i cili në Amerikë ka një emër tjetër, në Evropë do të shitet me emrin "Missimba", është një kombinim i dy substancave kimike - "naltreksoni", i cili përdoret në shërimin e atyre personave, të cilët janë të varur nga alkooli dhe ilaçi "bupropiona", i cili përshkruhet si antidepresiv dhe për të hequr dorë nga varësia ndaj duhanit.

Shoqata Evropiane e Ilaçeve në deklaratën e vet pohon se ilaçi do të jepet vetëm me recetë, dhe se u është dedikuar personave të rritur me mbipeshë, të cilët janë të prirë për t'ju ekspozuar shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit. Midis efekteve negative anësore përmenden problemet që ndërlidhen me sistemin qendror nervor dhe në sistemin kardiovaskular. Thuhet se rezultatet testuese të një klinike janë inkurajuese rreth sistemit kardiovaskular, duke pohuar se rreziqet nuk janë të mëdha. Pacientët që ju përshkruhet ky ilaç kontrollin e kanë pas 16 javësh, e në rast se nuk ka sukses, terapia ndërpritet.

(Kosova Sot Online)