Lëngu i shijshëm për jetëgjatësi
L ëngu përgatitet nga karotat, mollët, limoni dhe xhenxhefili dhe ka ndikim të shkëlqyeshëm në shëndetin tuaj. Të gjithë përbërësit i përzieni dhe e pini më pas.
KAROTA
Përmirëson shikimin, ndikon kundër kancerit, lëkurën e përtërinë dhe e bën më të shëndetshme. Është e mirë për zemër, pastron trupin dhe ndalon sulmin në zemër.
MOLLËT
Forcojnë sistemin imun, ndihmojnë në humbjen në peshë, stimulojnë punën e veshkave, mëlçisë, stimulon tretjen, mbron zemrën dhe enët e gjakut, ndihmon te stresi, lodhja dhe pagjumësia, mbron nga bakteret dhe parandalon disa lloje të kancerit.
LIMONI
Pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, është antiseptik natyral dhe antioksidues, parandalon gripin, ftohjen dhe shumë lloje të infeksioneve, ndihmon tretjen, nxit krijimin e enzimave në mëlçi dhe lehtëson zbrazjen e saj, ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe shton nivelin e kolesterolit të mirë. Xhenxhefili - zbut dhimbjet e barkut dhe fryrjet, stimulon sekretimin mukozës, zbuton kollën dhe lehtëson dhimbjet në fyt, mundimet e mëngjesit, posedon substanca antibakteriale, përdoret si masë parandaluese kundër gripit dhe ftohjes.
(Kosova Sot Online)