Përse gjatë dimrit duhet konsumuar çaj të gjelbër?
Si kafeja, po ashtu edhe çaji, janë pije të preferuara gjatë dimrit. Derisa secila prej këtyre dy pijeve e kanë përparësinë e tyre, ekspertët theksojnë se çaji i gjelbër është zgjedhja më e mirë për dimër duke ofruar edhe disa arsye.
HUMBJA NË PESHË
Te një numër i madh i njerëzve gjatë dimrit vjen deri te grumbullimi i kilogramëve. Ditët e ftohta sjellin edhe konsumimin e ushqimit me kalori. Çaji i gjelbër është zgjidhja e duhur, pasi që pakëson oreksin dhe nxit punën e metabolizmit.
FORCIMI I IMUNITETIT
Studimet kanë vërtetuar se çaji i gjelbër posedon substanca kundër viruseve, të cilat parandalojnë shfaqjen e grimit dhe ftohjeve. LIRIMI NGA STRESI Kafeja për shumicën shihet si ritual i mëngjesit, që i kthjell. Por, sasia e kafeinës shkakton stres, kështu që çaji i gjelbër nuk përmban shumë kafeinë, duke ndikuar si qetësues.
(Kosova Sot Online)