Origano është ilaç për shumë sëmundje
F akte rreth përbërësve shërues të origanos ka gjithnjë e më shumë. Midis 52 bimëve të testuara, vetëm vaji i origanos kishte fekt në "Candida Albicans", "E-coli", "Salmonella" dhe "Pseudomonas aeruginos"
MË I MIRË SE ANTIBIOTIKU MË I FORTË
Rritja e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve ka brengosur shumë ekspertë mjekësorë. "Vankomicina" konsiderohet si antibiotiku më i fortë, i cili përdoret në rastin e fundit. Për dallim nga ky antibiotik, që është edhe i shtrenjtë, bakteret nuk mund të zhvillojnë imunitet në antibiotikun natyral, vajin e origanos.
I FORTË KUNDËR BAKTEREVE
Substanca më e vlefshme në vajin e organos është karvakroli - që posedon forcë të hatashme antioksiduese. Ekspertët britanikë gjatë studimeve kanë vërtetuar se vaji i organos është më i efektshëm se 25 baktere të ndryshme.
KA EFEKT KUNDËR KANCERIT
Vaji i organos do të mund të jetë pjesë e terapisë në shërimin e kancerit. Ekspertët kanë testuar efektin e substancës karvakrol në qelizat e kancerit të prostatës. Është vërtetuar se kjo substancë shkatërron qelizat e kancerit.
(Kosova Sot Online)