Vërtetohet se mishi i kuq shton rrezikun e tumoreve

  • 09 dhjetor 2019 - 08:51
Vërtetohet se mishi i kuq shton rrezikun e tumoreve

Megjithëse në qarqet mjekësore me vite spekulohet rreth pasojave të konsumimit të sasisë së madhe të mishit të kuq, disa hulumtime kanë pohuar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq shkakton kancerin në zorrë të trashë. Mirëpo, ekspertët nuk ia kanë dalë ta zbulojnë "mekanizmin" që sjell këtë, por eksperimentet e tjera të bëra në minj ndihmojnë në zgjidhjen e misterit. Shkencëtarët kanë zbuluar se një lloj i sheqerit, që është i pranishëm në mishin e kuq, mund të shkaktojë reaksion të fortë të sistemit imun me shfaqje spontane të disa llojeve të kancerit.

Ky sheqer njihet me emrin "Neu5Gc" dhe gjendet në organizmin e shumicës së mishngrënësve. Shkencëtarët nga universiteti në San Diego kanë kryer një hulumtim për të zbuluar se cilat ushqime që përdoren në ushqimin e njeriut përmbajnë sasi më të madhe të sheqerit "Neu5Gc", e studimi kishte dhënë rezultatet e pritura. Hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar se ky lloj i rrezikshëm i sheqerit mund të zilet nëpër trupin e njeriut përmes gjakrrjedhjes. Ushqimet e pasura me sheqerin "Neu5Gc" sjellin rrezikun e shtuar për zhvillimin e tumoreve, por se te njerëzit ky eksperiment ende nuk mund të kryhet.

(Kosova Sot Online)