Rëndësia e vitaminës B12

  • 13 dhjetor 2019 - 09:09
Rëndësia e vitaminës B12

Vitamina B-12, ose kobalamina, është vitamina më e madhe dhe më komplekse që njihet deri tani. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi, lodhje, mani dhe depresion, derisa një mungesë afatgjatë mund të shkaktojë dëmtime permanente në tru dhe sistemin nervor qendror.

Vitamina B12 mund të krijohet vetëm nga bakteret dhe mund të gjendet në produkte me origjinë shtazore, por në barnatore ka edhe forma sintetike të saj. Vitamina B12 mund të konsumohet në doza të mëdha, meqë sasitë e tepërta nuk janë të dëmshme. Ndër burimet e vitaminës B12 vlen të përmendim peshqit, mishin e shpezëve, produktet e qumështit, vezët, mishin e kuq, jogurtin, mishin e qengjit, mëlçinë, etj.

(Kosova Sot Online)