Kafeina e stimulon memorien vizuale

  • 14 December 2019 - 17:40
Kafeina e stimulon memorien vizuale

Një dozë e kafeinës e forcon memorien vizuale, ka zbuluar studimi amerikan që është marrë me anketimin e studentëve që pinë kafe, çaj ose pije energjike kur përgatiten për provime. Ekipi i Michael Yass-it, profesorit të psikologjisë dhe neurologjisë, ka kërkuar nga 73 vullnetarë që të vëzhgojnë gjësende të ndryshme, bimë, qese ose saksofona. Me këtë test ka dëshiruar që ta analizojë efektin e kafeinës në pjesën e trurit që i vëren dallimet.

Më pas, gjysmës prej tyre u është dhënë doza prej 200 miligramëve të kafeinës në formë të tabletës (sa dy filxhanë espreso), e të tjerëve tableta pa kafeinë. Të nesërmen nga të dy grupet është kërkuar që ta shikojnë një set tjetër të fotografive nga të cilat disa kanë të njëjta si një ditë më parë, disa krejtësisht të reja dhe disa të ngjashme të cilat nga ato më parë kanë dalluar vetëm në hollësi. Të dy grupet i kanë dalluar mirë fotografitë e reja nga të vjetrat, por ata me kafeinë shumë më mirë i kanë vërejtur dallimet në fotografitë e ngjashme.  

(Kosova Sot Online)