Ushqimet e pasura me yndyrë, që janë të dobishme për shëndetin tonë

  • 17 December 2019 - 09:48
Ushqimet e pasura me yndyrë, që janë të dobishme për shëndetin tonë

Në botën, në të cilën industria e ushqimit fiton me paraqitjen e drithërave, si ushqime të shëndetshme, yndyrat, lirisht mund të thuhet se pa të drejtë janë prezantuar si të dëmshme. Ekzistojnë shumë ushqime të pasura me yndyra, që janë të mira për shëndetin tonë, nën kushtin që të konsumohen në mënyrë racionale, e këto janë vetëm disa nga këto. Këto ushqime ulin rrezikun nga mbipesha dhe kolesteroli i lartë, si dhe kanceri dhe e mbrojnë zemrën.

AVOKADO

Nutricioistët avokadon e quajnë superpemë, marrë parasysh faktit se përmban 30 vitamina dhe minerale. Avokado është e pasur me yndyra të mira, që e lehtësojnë tretjen dhe na mbanjë të ngopur. Avokado mesatarisht përmban 22 gr yndyra 'të mira', që janë të shëndetshme për zemër.

FARAT E LULEDIELLIT

Janë të pasura me proteina, kështu që lirisht mund t'i përfshini në ushqimin tuaj. Farat e lulediellit mund t'i hani të vetme apo t'i shtoni në sallatë. Vetëm kini kujdes në sasinë, marrë parasysh se të gjitha farat, si dhe pemët me lëvozhgë të fortë, si bademi apo arrat indiane, janë kalorike.

ULLINJTË

Shtatë ullinj kanë tre gramë yndyra të "mira" dhe vetëm 28 kalori. Ullinjtë e ruajnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe posedojnë përbërës të fortë antioksidues dhe kundër inflamacioneve, që i shndërron në mbrojtës kundër kancerit.

GJALPI

Gjalpi për një kohë të gjatë pa të drejtë është stigmatizuar dhe është vlerësuar si ushqim, që shton nivelin e kolesterolit në gjak. Tash gjithnjë e më shumë flitet për efektin e tij pozitiv ndaj shëndetit, marrë parasysh faktin se përmban yndyra të "mira", si dhe shumë vitamina, midis të cilave: vitamina A, E dhe K2.

VEZËT

Nga nutricistët vezët quhen edhe si superushqim, e është vërtetuar se si konsumimi i tyre i moderuar nuk e shton nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në organizëm. Vezët janë artikulli më ushqyes, kanë pak kalori, janë burim i pasur me proteina, si dhe me vitamina D, B12 dhe selino.

(Kosova Sot Online)