Mos lejoni t'ju mashtrojnë, për osteoporozë ekziston ilaçi natyral
Për vite me radhë, mjekët femrave u kanë përshkruar ilaçe kundër osteoporozës. Mjekët popullorë, që kishin sugjeruar ilaçe natyrale, quheshin të çmendur. Por, sot, shumë ekspertë pajtohen me mjekët popullorë. Te osteoporoza dendësia e eshtrave është aq e vogël saqë ekziston rreziku serioz nga thyerjet e madje edhe në kushte të zakonshme. Në raste të caktuara eshtrat bëhen aq të brishtë saqë mund të thyhen gjatë aktiviteteve të përditshme. Ilaçi më i mirë është kalciumi dhe uthulla.
PËR SUPËN E PULËS ME PAK KALORI, TË PASUR ME KALCIUM, NEVOJITEN
Gjysmë gotë uthull; - 900 deri 1350 gramë shpinë të pulës; - ¾ e gotës makarona të imët; - 2 kubëza për supë; - 2 të bardhët e vezës, të përziera pak; - 2 lugë majdanoz të prerë; - 4 litra ujë.
PËRGATITJA
Zieni 900 deri 1350 gramë shpinë të pulës (edhe krahët e pulës janë zgjidhje) në enë të hapur për rreth 2 orë. Procedoni supën dhe hiqni gjithë yndyrën. Ndani mishin nga ashti dhe në ujë shtoni pulën, makaronat dhe kubëzat për supë. Le të vlojë supa edhe për 10 minuta. E hiqni nga zjarri dhe at shtoni të bardhët e vezës, duke e përzier gjithmonë. Supës i shtoni majdanozin dhe e shërbeni. Kjo supë është e shëndetshme, me pak kalori dhe ju furnizon me kalcium.
(Kosova Sot Online)