Origano është ilaç për shumë sëmundje

  • 18 January 2020 - 09:53
Origano është ilaç për shumë sëmundje

F akte rreth përbërësve shërues të origanos ka gjithnjë e më shumë. Midis 52 bimëve të testuara, vetëm vaji i origanos kishte fekt në "Candida Albicans", "E-coli", "Salmonella" dhe "Pseudomonas aeruginos".

MË I MIRË SE ANTIBIOTIKU MË I FORTË

Rritja e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve ka brengosur shumë ekspertë mjekësorë. "Vankomicina" konsiderohet si antibiotiku më i fortë, i cili përdoret në rastin e fundit. Për dallim nga ky antibiotik, që është edhe i shtrenjtë, bakteret nuk mund të zhvillojnë imunitet në antibiotikun natyral, vajin e origanos.

I FORTË KUNDËR BAKTEREVE

Substanca më e vlefshme në vajin e organos është karvakroli - që posedon forcë të hatashme antioksiduese. Ekspertët britanikë gjatë studimeve kanë vërtetuar se vaji i organos është më i efektshëm se 25 baktere të ndryshme.

KA EFEKT KUNDËR KANCERIT

Vaji i organos do të mund të jetë pjesë e terapisë në shërimin e kancerit. Ekspertët kanë testuar efektin e substancës karvakrol në qelizat e kancerit të prostatës. Është vërtetuar se kjo substancë shkatërron qelizat e kancerit.

(Kosova Sot Online)