Ushqimi i shpejtë përkeqëson astmën

  • 22 January 2020 - 17:05
Ushqimi i shpejtë përkeqëson astmën

Shmangini hamburgerët, patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera të shpejta dhe ndoshta do të merrni frymë më lehtë. Të ushqyerit e keq mund të ndikojë në funksionin e mushkërive dhe t'i përkeqësojë simptomat e astmës, sugjeron një studim i ri i prezantuar në takimin e shoqatës torokale të Australisë dhe Zelandës së Re. Shkencëtarët e kanë analizuar mënyrën e të ushqyerit të njerëzve me dhe pa astmë. Kanë ardhur në përfundim që njerëzit me të ushqyer më pak të shëndetshëm, i cili sjell deri te proceset e inflamacionit në organizëm, kanë gjasa më të mëdha që të vuajnë nga astma sesa ata me të ushqyer më të shëndetshëm.

Ndërsa në mesin e atyre që tashmë kanë astmën, ata me të ushqyerit më të keq i kanë edhe simptomat më të rënda. "Kur konsumojmë sasi të tepërta të yndyrave të ngopura, ndaj tyre qelizat e imunitetit të organizmit tonë ragojnë në mënyrë të njëjtë si ndaj patogjenëve armiqësorë, lirojnë substanca kimike kundër inflamacionit që mund t'i dëmtojnë mushkëritë", ka thënë udhëheqësja e studimit Dr. Lisa Wood, biokimiste nga Universiteti i Njukasllit. 


(Kosova Sot Online)