Vetitë shëruese të borzilokut

  • 27 January 2020 - 14:58
Vetitë shëruese të borzilokut

Borziloku përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve: diabetit, astmës, impotencës, gurëve në veshka, sterilitetit dhe alergjisë.

ANTIOKSIDUES I FORTË

Borziloku njihet për faktin se posedon substanca të forta antioksiduese. Antioksiduesit natyral në borzilok mbrojnë trupin prej dëmtimeve të shkaktuara nga radikalët e lirë, parandalojnë plakjen e qelizave dhe shfaqjen e disa llojeve të kancerit. Antioksiduesit janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm. Një nga antioksiduesit është beta karotinë. Beta karotinë, e cila në trup shndërrohet në vitaminë A, parandalon oksidimin e kolesterolit në gjakrrjedhje dhe në këtë mënyrë mbron zemrën dhe enët e gjakut.

MBRON ZEMRËN DHE ENËT E GJAKUT

Borziloku është burim i mirë për vitamina B6 dhe magnez. Vitamina B6 parandalon grumbullimin e molekulës së rrezikshme homocisteinë. Magnezi përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar relaksimin e muskujve dhe enëve të gjakut. Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe ulet rreziku nga artimia. Magnezi forcon muskulin e zemrës, duke ulur rrezikun për të pësuar infarkt.


(Kosova Sot Online)