Artiçoku është ilaç dhe preventivë

  • 12 February 2020 - 10:05
Artiçoku është ilaç dhe preventivë

Edhe pse ndoshta me dukje kurrë nuk ju tërheq, duhet ta dini se artiçoku sot po përdoret gjithnjë e më shumë. Mund ta konsumoni të papërpunuar, të zier, të pjekur. Ju ndihmon në masë të madhe nëse vuani nga kolesteroli, nëse vuani nga diabeti apo nëse vuani nga ndonjë sëmundje vaskulare.

Shkaku i verave të larta ushqyese ju sugjerohet të gjithë personave të shëndetshëm, si masë parandaluese. Nuk ekziston ndonjë person që nuk i sugjerohet konsumimi i saj. Është ushqyese, e pasur me vitamina dhe minerale dhe posedon vlerë të lartë energjike.  

Mënyra më e lehtë për ta konsumuar është ta pastroni mirë dhe ta qëroni. Mundeni edhe ta preni në pjesë më të vogla dhe si të tillë ta shtoni në sallatë dhe gjellët tjera. Mund ta shërbeni në vend të ushqimeve të grimcuara, të gjithë pëlqejnë shijen e saj.

Kur të keni shpenzuar kavanozin në të cilin paraprakisht kishte sallatë, tranguj ose spec, mos e hidhni lëngun e mbetur, aty shtoni artiçokun. Pas vetëm dhjetë minutave në tavolinë do të keni një sallatë të shëndetshme. Po ashtu është e pasur me baktere të mira, që ndikojnë në mikroorganizmat nga flora e zorrës, parandalon infeksionet në zorrë dhe ndihmon te kapsllëku.

(Kosova Sot Online)