Përgatiteni lëngun që parandalon gripin!

  • 15 February 2020 - 15:07
Përgatiteni lëngun që parandalon gripin!

Ndryshimet e shumta dhe të shpeshta në temperatura dhe stresi i përditshëm gjithsesi se ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Por, mos u brengosni tepër! Ju paraqesim recetën, e cila do të ndikojë që viruset dhe bakteret t'i parandaloni me kohë. Supa nga hudhra, xhenxhefili, piperi, qepa e kuqe dhe disa përbërës të tjerë do ta forcojnë organizmin tuaj dhe forcojnë imunitetin.

PËRBËRËSIT: - 3 litra ujë - 2-3 thelpinj të hudhrës - 1-2 lugë xhenxhefil të copëtuar - 1 lugë piper të zi - 2 karota, të ndara përgjysmë - 1 pjesë selino - 1/4 e qepës së kuqe - 1 gjethe rozmarinë - 1 lugë trumzë - 1 lugë sherbelë - lëngun e gjysmë limonit.

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit e përmendur, me përjashtim të lëngut të limonit, i futni në një enë të madhe dhe i mbuloni fort me kapak. I lini të vlojnë dhe atëherë e ulni zjarrin. Le të qëndrojë ashtu e mbuluar për rreth një orë. Lëngun e bartni në një enë tjetër. Ky lëng parandalon, zbut dhe shëron ftohjen, virozën dhe gripin. Këtë lëng po ashtu mund ta përdorni në përdorimin e supave të preferuara apo edhe gjellëve. Pasi ta keni vendosur supën në pjatë dhe të jetë ftohur paksa, atëherë krejt në fund ia shtoni edhe lëngun e limonit. 


(Kosova Sot Online)