Harrojeni Viagra-n, vetëm konsumoni ushqim mesdhetar

  • 19 February 2020 - 12:40
Harrojeni Viagra-n, vetëm konsumoni ushqim mesdhetar

Harrojini ato pilulat e vogla të kaltra -meshkujt të cilët kanë telashe kur janë nën çarçaf, mund ta riformojnë veten e tyre duke konsumuar ushqim mesdhetar. Duke konsumuar mish peshku dhe vaj ulliri dhe duke u kënaqur në një gotë verë, sipas kardiologut grek Athanasios Angelis, jeta e meshkujve mund të transformohet në diçka krejt tjetër, jo më nga ata meshkuj të cilët vuajnë nga impotenca. Ai ka thënë se hulumtimi i tij ka treguar se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme ndihmon në pastrimin e enëve të gjakut, sidomos ato më të ngushtat të cilat gjenden në penis dhe janë esenciale për një mashkull.

Dr Angelis, një ekspert në fushën e dështimit me ereksion, si dhe mjek në Athinë, thotë: 'Ushqimi mesdhetar njihet shumë mirë si ushqim i shëndetshëm, duke ndikuar në jetëgjatësi, si dhe mos prekje nga kanceri dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Dhe, kjo është shumë me rëndësi, pasi që njerëzit mund ta zgjedhin këtë lloj të ushqimit dhe të parandalojnë dhe ta kthejnë shëndetin vaskular'. Ai ka shpjeguar se kur një mashkull ka telashe me ereksion, kjo mund të jetë shenjë se "probleme tjera shëndetësore po vijnë".

(Kosova Sot Online)