Foshnjat e lindura nga fekondimi "in vitro" dy herë më shumë të rrezikuara nga autizmi

  • 28 March 2020 - 12:58
Foshnjat e lindura nga fekondimi

Foshnjat e lindura përmes "IVF" sipas një studimi dy herë më shumë janë të rrezikuar nga autizmi. Sipas tyre, foshnjat e krijuara duke përdorur teknologjinë riprodhuese janë më në rrezik nga autizmi në krahasim me foshnjat e lindura në mënyrë natyrale. Studiuesit pohojnë se kanë gjetur një lidhje midis "IVF" dhe autizmit, por se ata nuk kanë qenë në gjendje ta vërtetojnë se trajtimi shkakton çrregullim. Rreziku më i lartë i çrregullimit mund të shpjegohet nga faktorët si lindjet e shumta dhe rreziqet tjera që përcillen me "IVF", por jo trajtimi vetvetiu, thonë studiuesit.

Pasi ishin llogaritur faktorët e rrezikut, si edukimi i nënës dhe lindjet e shumëfishta kishin shtuar rrezikun vetëm te nënat nën moshën 36 vjeçe. Ata po ashtu kishin zbuluar se nuk kishte rrezik shtesë për autizëm te nënat që kishin lindur vetëm një fëmijë. Sipas këtyre ekspertëve, duke përdorur një transfer të vetëm të qelizës vezë në vend se të përdoren qeliza të shumta, ulet rreziku që foshnja të preket nga autzimi. Në studim kishin qenë të përfshirë rreth gjashtë milionë fëmijë, nga vitet 1997 deri 2007.

(Kosova Sot Online)