'Lëngu magjik' nga tre përbërës

  • 03 prill 2020 - 14:57
'Lëngu magjik' nga tre përbërës

Koha e ngrohtë dhe ditët më të gjata shtojnë lodhjen në pranverë. Në mënyrë që të furnizoheni me sa më shumë energji, në vijim ju sjellim recetën, e cila përbëhet nga tre përbërës kryesorë që nuk përmban kalori. Kjo pije ndikon mirë në shëndet, e nofkën tashmë e ka marrë edhe si "pija magjike" Përbërësit: Mollë; Karota; Panxhar. Përgatitja: Të gjithë përbërësit t'i vendosni në blender, së bashku me lëvore dhe ta pini të freskët. Gjithçka varet nga shija juaj, nëse do të dominojë për nga sasia karota, molla apo panxhari.

Lëngu është i ëmbël e mund t'i shtoni edhe limon, por kurrsesi sheqer. Kjo pije në vete përmban vitamina A, B1, B2, B6, C, E, K, mineralet si zink, magnez, kalcium, hekur, kalium. 1. Lëngu pakëson kolesterolin e keq, shtypjen e gjakut e mban nën kontroll dhe mbron zemrën; 2. Disa studime sugjerojnë se lëngu ofron lëkurë pa njolla, lufton puçrrat dhe ngadalëson plakjen; 3. Ndikon mirë te sistemi tretës; 4. Përmirëson kujtesën dhe përmirëson punën e trurit; 5. Largon lodhjen dhe përmirëson shikimin; 6. Ngrit imunitetin duke mbrojtur prej alergjive, infeksioneve; 7. Zbut dhimbjet menstruale. 

(Kosova Sot Online)