Kombinimet interesante të ushqimit, që janë të shëndetshme

  • 08 April 2020 - 12:31
Kombinimet interesante të ushqimit, që janë të shëndetshme

Ekspertët për çdo ditë nga paralajmërojnë për kombinimin jo si duhet të ushqimit, prandaj tashmë ekzistojnë shumë dieta dhe mënyra të ushqimit, që nuk janë të shëndetshme. Në vijim ju paraqesim disa kombinime interesante të ushqimit, që janë si një eliksir për shëndetin.

MISRI DHE FASULJA - KOMBINIM PËR NDËRTIMIN E MUSKUJVE

Fasulja është burim i hatashëm i proteinave bimore. Së bashku me proteinat e misrit kanë cilësi edhe më të mirë, sepse misri përmban aminoacide, të cilat i mungojnë fasules. Këshillë: Kombinimin e misrit dhe fasules mund ta përgatisni në sos vegjetarian me fasule.

BIFTEK DHE SPINAQ - KOMBINIM PËR RRITJE TË QELIZAVE

Acidi folik nga spinaqi nxit rritjen e qelizave të reja, të cilat trupi i absorbon vetëm në kombinim me vitamina B12, të cilën mund ta gjeni në mish.

ÇAJI I GJELBËR DHE LIMONI - KOMBINIM PËR LARGIMIN E RADIKALËVE TË LIRË

Çaji i gjelbër përmban antioksidues dhe katehinë me vlera të larta. Mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e enëve të gjakut. Me shtesë të vitaminave C të cilat mund t'i gjeni nga agrumet, trupi absorbon pesë herë më shumë katehinë. Këshillë: Në çaj të gjelbër shtoni pak lëng limoni!

LAKRA TURSHI DHE QIMNONI - KOMBINIM QË PARANDALON KAPSLLËKUN

Lakra turshi përmban shumë materia të rënda që parandalojnë kapsllëkun. Vaji i qimnonit kryesisht përbëhet nga karvona, që forcon efektin e vet.

MANGO DHE BADEMI - KOMBINIM QË FORCON IMUNITETIN

Mango përmban shumë vitamina C, e bademi vitamina E. Kombinimi i tyre është i shkëlqyeshëm për sistemin tonë imun, që është shumë e rëndësishme për rigjallërimin e qelizave.

JOGURT DHE MOLLË - KOMBINIM PËR AKTIVIZIMIN E ZORRËVE

Jogurt përmban baktere të acideve të qumështit që shkatërrojnë thartirën në zorrë. Pektina në mollë shpejt largon substancat e dëmshme nga zorrët dhe në këtë mënyrë me sukses i pastron ato. Këshillë: Jogurtin dhe mollën më së miri është t'i konsumoni në kombinim me muesli.

DOMATE DHE BROKOL - KOMBINIMI KUNDËR KANCERIT

Brokoli përmban sulforafan, substancë e cila inhibon qelizat e kancerit. Domatja dhe pigmenti i saj i kuq likopeni, e forcojnë këtë efekt. Hulumtimet e bëra në kafshë tregojnë se ky kombinim ul rritjen e tumoreve për 50 për qind. Këshillë: Brokolin dhe domatet i kombinoni në salcën për makarona!

(Kosova Sot Online)