8 "vrasësit" natyralë të aromës së keqe nga goja

  • 10 April 2020 - 12:21
8

Qepa e re shumë e shijshme dhe e shëndetshme ka edhe anën tjetër negative, aromën e keqe nga goja. Edhe këtë problem mund ta rregulloni, e këtu ju ndihmojnë "vrasësit" e aromës.

ÇAJI I GJELBËR

Është i pasur me polifenole, antioksidues i fuqishëm që parandalon zhvillimin e baktereve në gojë. Spinaqi, çaji i zi, mollët po ashtu janë të pasur me polifenole dhe sugjeron të konsumohen apo të përtypen pas qepës apo të pini një lëng prej tyre.

SODË BIKARBONI

Përzierja e sodës së bikarbonit dhe ujit është një ndër ilaçet më të njohura kundër aromës së pakëndshme. Soda e bikarbonit po ashtu është e hatashme për pastrimin e gjuhës, në të cilën grumbullohen helmet toksike fajtore për aromën e pakëndshme.

BUKA Hani një rriskë bukë dhe do ta parandaloni aromën e keqe. Dihet se mungesa e karbohidrateve në ushqim mund të ndikojë në shfaqjen e aromës së keqe në gojë.

QUMËSHTI

Nëse pini qumësht, para ose pas ushqimit, freskia juaj do të mbetet në gojë. Yndyra në qumësht neutralizon squfurin që gjendet në qepë, derisa uji nga qumështi ndikon sikurse preparat për shpëlarjen e gojës.

UTHULLA E MOLLËS

Në një gotë me ujë shtoni gjysmë lugë të vogël me uthull të mollës dhe e shpëlani fytin dhe gojën në përgjithësi. Jo vetëm se në gojë ju siguron një ndjenjë të freskisë, por se do të hiqni edhe aromën aspak të këndshme të qepës, aromë që ka mundur t'ju mbetet në gjuhë.

MUSTARDA

Mund të hani qepë e aromën ta hiqni me mustardë, dhe atë në dy mënyra. E para, një lugë mustardë ta vendosni në gojë, e përzieni nëpër gojë për një minutë dhe më pas e pështyni. Më pas merrni edhe gjysmë lugë mustardë dhe e përtypni, duke e "vrasë"' aromën e qepës thellë në lukth. Mënyra e dytë, përzieni 2 lugë vaj mustarde me kripë kuzhine dhe përzierjen e mbani në gojë 30 minuta. Pështyni përzierjen më pas.