Receta që ua kthen rininë, bukurinë dhe shëndetin

  • 16 April 2020 - 15:06
Receta që ua kthen rininë, bukurinë dhe shëndetin

Plakja është një proces i shpenzimit të organizmit, i cili fillon në qeliza. Shenja të jashtme të plakjes janë rrudhat përreth syve, humbja e volumenit (indit nën lëkurë), atrofia e lëkurës dhe muskujve, kërrusja, flokët e rralla dhe të thara pa shkëlqim, mbipesha, (porsa të keni më shumë peshë do të dukeni më të vjetër, e sa më të vjetër që jeni e keni më të vështirë të humbni në peshë, shkaku i metabolizmit të ngadalësuar). Gjithë këta aktorë të jashtëm rrënojnë vetëbesimin. Shumë shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se si disa lajmërime si dhimbjet në muskuj dhe nyja paralajmërojnë shenjat e para të pleqërisë.

Plakja lidhet ngushtë me proceset e oksidimit. Po ashtu, dihet se organizmi për secilin proces infektues shpenzon më shumë oksigjen, e për pasojë vjen deri te lirimi i radikalëve të lirë. Në hiperprodhimin e radikalëve të lirë ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë, si stresi, duhani, alkooli, konsumimi i ushqimit të pjekur, ndotja e rrethinës, ekspozimi ndaj rrezeve radioaktive. Shumë do të dëshironin që plakje të mos ketë, por ky proces nuk mund të ndalet, por mund të ngadalësohet dhe të jeni më me cilësi dhe më të shëndetshëm. Stili i jetës së shëndetshme, aktivitete fizike dhe ekuilibri shpirtëror janë ushqimi i duhur në mënyrë që impulset rinore të shpenzohen më ngadalë. Nëse ju mundon problemi i plakjes, në vijim ju sjellim recetën që mundet t'jua kthejë rininë dhe t'jua përmirësojë shëndetin. Ky eliksir përmban 5 përbërës të fortë, mund të parandalojë, shërojë dhe ngadalësojë shumë sëmundje.

RECETA PËR ELIKSIRIN E MADH TË RIGJALLËRIMIT

Bluani dhe përzini: - 4 kilogramë selino; - 400 gramë mjaltë; - 400 gramë hudhër; - 8 limonë me lëvore; - 400 gramë rrikë. Këtë përzierje ta mbani në kavanoz të qelqtë dhe përzierjen aty e mbani për 12 orë në vend të ngrohtë, në temperaturë rreth 30 gradë, e më pas e mbani për tri ditë në vend të ftohtë. Pas tri ditëve lëngun e kulloni, e vendosni nëpër shishe prej qelqi dhe e ruani në frigorifer. Këtë lëng e pini tri herë në ditë nga një lugë, 15 minuta para shujtës.

PËRSE NDIKON?

Selino është i pasur me përbërës për lëkurë të bukur. Kaliumi dhe natrium në selino kontrollojnë sasinë e ujit dhe ndihmojnë në largimin e tepricës së tij, e në këtë mënyrë ndikojnë kundër celulitit dhe qeskave nën sy. Mjalti është ushqim çudibërës dhe duhet të jetë zgjedhja e parë për ëmbëltim. Llojet e errëta të mjaltit janë më efikase. Mjalti posedon mbi 180 minerale të ndryshme, enzima, antioksidues, vitamina dhe aroma. Hudhra zvogëlon rrezikun nga shumë sëmundje, posedon fibra, nutriente dhe vitamine A, C, E dhe. Pakëson gjasat për kancer, sidomos atë të fshikëzës dhe prostatës. Limoni është ilaçi i preferuar për shumë njerëz. Dobitë e tij për shëndetin janë të panumërta. Lufton kancerin, parandalon kapsllëkun, hipertensionin, përtërinë lëkurën, pastron mëlçinë dhe veshkat. Rrika shëron sëmundjet që kanë të bëjnë me frymëmarrjen. Lufton kancerin dhe parandalon përhapjen e tumoreve. Përdoret kundër bronkitisit dhe kollës dhe parandalon grumbullimin e helmeve.

(Kosova Sot Online)