Mënyra e vetme që ta ktheni peshën ideale

  • 29 April 2020 - 15:12
Mënyra e vetme që ta ktheni peshën ideale

Lëngjet freskuese të pemëve, në kombinim me ushtrimet, janë njëra ndër mënyrat më efikase për të pasur një peshë ideale dhe një trup të shëndoshë E kspertët e fitnesit dhe nutricionistët kanë shpikur disa receta për lëngje të shëndetshme dhe natyrore, të cilat mund t'i përgatisni edhe vetë në shtëpi. Përbërësit në receta mjaftojnë për një person.

"PULSI I KUQ I ZEMRËS"

Kjo është një pije ideale për humbjen e kileve të tepërta. Vitaminat, mineralet dhe fibrat nga përbërësit e kësaj pijeje janë të mrekullueshme për shëndetin e zemrës, enëve të gjakut, indeve dhe organeve, kurse kaliumi, magnezi dhe kalciumi janë aleatë të rëndësishëm të ruajtjes së shëndetit.

PËRBËRËSIT 1 karotë 1 portokall 1 mollë 1 panxhar 1 limon.

LIMONADA VERORE Vitamina C është antioksiduesi kryesor dhe vepron në forcimin e sistemit imunitar, ndikon në shëndetin e zemrës, ndihmon në mbylljen e plagëve dhe e përmirëson edhe disponimin. Është pjesë përbërëse e pjesës më të madhe të pemëve dhe perimeve. Përpos që është një pije e mrekullueshme, ajo ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta dhe në detoksikimin e organizmit.

PËRBËRËSIT 1 mollë 1 trangull pak spinaq 1 limon 1 lakër jeshile

"FAMA E NATYRËS"

Ky lëng ka përbërës me vlerë të ulët kalorike, e me vlerë të lartë ushqyese. Po ashtu, ky lëng ka edhe efekt pastrues nga helmet, apo detoksikues. Ka shumë vitamina, minerale, por edhe fibra, gjë që ndikon pozitivisht në tretje.

PËRBËRËSIT

1 karotë 1 mollë 1 panxhar 1 selino Pak spinaq

RRETH PËRGATITJES Me rastin e përgatitjes së këtyre lëngjeve, që bëhet në bluarës elektrik, duhet të përzgjidhni përbërës të freskët dhe, nëse është e mundur, organikë. Më së miri është që të përdorni pemë dhe perime sezonale, meqë natyra e di më së miri se cila pemë dhe cila perime, kur na duhet më së shumti. Krahas kësaj, gjejeni edhe formën më të preferuar të ushtrimeve trupore, dhe praktikojeni rregullisht.

(Kosova Sot Online)