Një vaj me të vërtetë i dobishëm
Mjekimi me vaj të kungullit jep rezultate të mrekullueshme te shumë sëmundje Vaji i kungullit është i pasur me vitaminat A, E, C dhe K, e kur ai është i freskët, përmban më shumë se 60% thartira të pangopura yndyrore. Përpos kësaj, ai përmban edhe vitamina nga grupi B, thartira të pangopura yndyrore, omega 6 dhe 9, minerale (fosfor, kalcium, magnez, kalium) si dhe elemente të tjera, në sasi të vogla (hekur, zink, mangan), lecitinë, proteina dhe thartirë salicilike. Falë kësaj, ndikimi i këtij vaji në shëndet është më se i madh. Përpos kësaj, ky vaj përshtatet shumë mirë me sallata dhe në kombinim me shumë ushqime të ndryshme.
DOBITË NGA VAJI I KUNGULLIT
Largon problemin me prostatë të rritur, Shëron infeksionet e rrugëve të urinës, E rregullon nivelin e kolesterolit, E rregullon tretjen Ndihmon te sëmundjet kardiovaskulare, Ndihmon punën normale të veshkave, Përmirëson sistemin imunitar, Ndikon pozitivisht në shikim, Ndikon pozitivisht në diskonim, Ndikon pozitivisht në lëkurë, Pengon rënien e flokëve.
VAJI DUHET TË PËRDORET TRE MUAJ, NË KËTË MËNYRË
- 2 lugë - 2 herë në ditë (në mëngjes gjatë kafjallit, dhe në darkë) NË KOMBINIM ME USHQIME Vajin e kungullit mund ta përdorni për sallatë, por atë mund ta qitni edhe mbi akullore, apo sallatë pemësh. Si ushqim i njelmët grimcues, farat e kungullit të fërguara në vaj të kungullit janë ushqim i mrekullueshëm. Nëse doni që vaji juaj i kungullit, që e blini në dyqan, të jetë sa më kualitativ, atëherë kini kujdes që ai të jetë përfituar nga farat, meq
(Kosova Sot Online)