Hudhra e dobishme edhe për muskuj

  • 29 May 2020 - 07:18
Hudhra e dobishme edhe për muskuj

Pas ushtrimeve trupore freskohuni me izotonikë dhe, me anë të hudhrës, kthejeni energjinë. Gjatë verës hani mish viçi për imunitet më të mirë, kurse mjedra është efikase kundër lëndimeve. Pas ushtrimeve trupore preferohet pirja e lëngjeve izotonike dhe lëngjeve natyrore të pemëve, apo perimeve, me qëllim të zëvendësimit të elektroliteve të humbura.

Përpos ujit, lëngjeve natyrore dhe çajeve pa sheqer, burim të mirë të lëngjeve paraqesin edhe ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të ujit, sikur që është qumështi dhe pijet e fermentuara të tij. Përpos lëngjeve, gjatë verës personat që ushtrojnë duhet të konsumojnë edhe ushqime që i ruajnë dhe përtërijnë muskujt e tyre. Në këtë kuadër në rend të parë duhet përmendur hudhrën, e cila është e pasur me përbërës ushqimorë, si kalciumi, vitamina B1 dhe fosfori, të cilat kanë rëndësi për krijimin e proteinave. 

(Kosova Sot Online)