Domatja për vena të zgjeruara

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 15:11
Domatja për vena të zgjeruara

Ekzistojnë dy mënyra për trajtim të venave të zgjeruar me ndihmën e domates së gjelbër dhe domates së pjekur të kuqe.

SHËRIMI I VENAVE TË ZGJERUARA ME DOMATE TË GJELBRA

Domatja e gjelbër është një laç i thjeshtë popullor për luftë kundër venave të zgjeruara. Duhet që t'i lani disa domate të gjelbra dhe t'i preni në feta ose rrotëza. Pjesët e domateve të gjelbra i vendosni në nyjat e venave të zgjeruara, në vetë venat dhe në rrjetin ekzistues kapilar. Sipas nevojës i lidhni me ndonjë fashë. Mbajini domatet në ato vende deri në momentin kur do ta ndjeni pickimin në lëkurë dhe i lani venat me ujë të ftohtë. Por, nëse e duroni mirë këtë procedurë, rezultati do të jetë dukshëm shumë shpejtë. Këtë procedurë duhet përsëritur pesë herë gjatë ditës, mundësisht pa ndërprerje të gjata.Pas dy javëve të trajtimeve të tilla, nyjat e venave do të fillojnë të zbehen. Me kalimin e kohës do të zhduket edhe rrjeti kapilar, si dhe ënjtja dhe dhimbja në vena.

SHËRIMI I VENAVE TË ZGJERUARA ME DOMATE TË KUQE

Procedura është e ngjashme me parapraken. Domatet e kuqe duhet larë, prerë në feta ose rrotëza të holla dhe të vendosen në vena për 3-4 orë dhe të shtrëngohen me ndonjë fashë. Gjatë trajtimit të ardhshëm domatet e përdorura duhet të zëvendësohen me të freskëta. këtë procedurë është mirë që ta aplikoni në mbrëmje ose gjatë natës. Kohëzgjatja e trajtimit është individuale. Mund ta aplikoni gjatë tërë verës edhe në kombinim me domate të gjelbra. Domatet posedojnë karakteristika shëruese sepse në to, përveç farave, ekziston edhe substanca e cila sipas karakteristikave të saj është e ngjashme me acidin acetilsalicik, përkatësisht ilaçit me emrin aspirinë. Ky acid konsiderohet si antikoagulans, i cilit e tretë gjakun dhe nuk i shkakton ngecje. Përveç kësaj, domatet posedojnë flavonoide, të cilat i forcojnë muret e enëve të gjakut.

(Kosova Sot Online)