Çaji nga qepa, karafili dhe trumza, efikas kundër gripit
Një preparat i vjetër dhe i dëshmuar që është efikas kundër ftohjes dhe gripit, është edhe çaji i ngrohtë i përgatitur nga qepa, karafili dhe trumza, i ëmbëlsuar me sheqer të vrugtë.
PËRBËRËSIT
- 1 lugë qepë - ½ lugë trumzë - 2-3 karafila - 3 dl ujë - 1 lugë sheqer të vrugtë.
PËRGATITJA
Qepën dhe karafilat e imtësuar i mbuloni me ujë të ftohtë, i vloni dhe i zieni për një kohë të shkurtër. Shtojeni trumzën e imtësuar e të thatë dhe lëreni enën që të qëndrojë e mbuluar për 10 minuta. Më pas tretësirën e kulloni, i shtoni sheqer të vrugët dhe e konsumoni 2-4 herë në ditë.
(Kosova Sot Online)