Mos hidhni lëvoret e mollës dhe dardhës

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 10:50
Mos hidhni lëvoret e mollës dhe dardhës

Dardhat janë burim i madh për vitamina C dhe K, bakër dhe fibra. Dardhat e freskëta kanë shumë fibra, sidomos pektinë. Fibrat ndihmojnë në mbajtjen e sasisë normale të gjakut në sheqer dhe mundësojnë funksionimin e zorrëve. Ekspertët kanë analizuar edhe sistemin e mollëve, dhe kanë vërtetuar se fitokemikatet luftojnë së paku tri lloje të kancerit, atë të mushkërive, zorrës së trashë dhe mëlçisë.

Shkaku i përparësive të mëdha dhe verave ushqyese, nutricistët sugjerojnë që brenda një viti të hani së paku 40 kg mollë. Mollët lehtësojnë tretjen, stimulojnë sistemin imun, mbrojnë prej kancerit dhe parandalojnë grumbullimin e yndyrave në mëlçi. Nëse hidhni lëvoret e tyre, atëherë të gjitha vlerat e tyre ushqyese do të përgjysmohen.

(Kosova Sot Online)