4 porosi të rëndësishme, që shputat na tregojnë për shëndetin

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 11:01
4 porosi të rëndësishme, që shputat na tregojnë për shëndetin

S hputat janë larg zemrës dhe shpinës dhe janë të parat, që dallojnë ndryshimet në trup .

MUNGESA E QIMEVE NË GISHTËRINJTË E KËMBËVE

Edhe pse shumica e femrave i gëzohen këtij fakti, kjo tregon telashet me qarkullimin e gjakut. Humbja e befasishme e tyre është shenjë se shputat tuaja nuk marrin sasi të mjaftueshme të gjakut, për t'u kujdesur për rritjen e qimeve. Ekziston mundësia që zemra juaj nuk pompon gjak deri te shputat tuaja.

NGËRÇET NË SHPUTA

Ngërçet në shputa janë problem i zakonshëm, që mund të jetë shenjë e problemeve nervore, por edhe ushqimit jo të shëndetshëm. Për çdo ditë, sidomos nëse ushtroni, pini sasi të mjaftueshme të ujit, si dhe shtoni ushqimin e pasur me kalium, magnez dhe kalcium.

PLAGËT QË NUK SHËROHEN

Plagët në shputa që nuk shërohen janë shenjë e qartë e diabetit. Plagët që nuk shërohen mund të jenë edhe shenjë e kancerit të lëkurës.

SHPUTAT I KENI TË FTOHTA

Hipotireoza është shkaktari i shpeshtë i shputave të ftohta, të cilat është e pamundur t'i ngrohni. Nëse jeni më të moshuar se 40 vjeç, ka gjasa që keni gjëndra tiroide "dembele".

(Kosova Sot Online)