Shpresa të reja për të sëmurët nga diabeti i tipit I

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 10:03
Shpresa të reja për të sëmurët nga diabeti i tipit I

Shkencëtarët janë duke punuar rreth një teknike të re, për të prodhuar qeliza me aftësi të sekretimit të insulinës, të cilat eventualisht mund të përdoren në një proces të transplantimit, për t'iu ndihmuar pacientëve me tip I të diabetit. Studimi, i prezantuar këtë javë në Takimin e 54-të vjetor të Shoqatës evropiane për endokrinologji pediatrike, të mbajtur në Barcelonë, është udhëhequr nga Dr. Philippe Lysy nga Universiteti katolik në Luvan të Belgjikës.

Tipi I i diabetit shkaktohet kur sistemi imunitar i organizmit gabimisht shkatërron qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë, të njohura si qelizat beta. Si pasojë e kësaj, organizmi nuk mund të krijojë insulinë, një hormon i cili rregullon nivelin e sheqerit (glukozës) në gjak. Dr. Lysy shpjegon se, ajo që e bën këtë studim unik, është përdorimi i indeve të të rriturve, gjë që d.m.th. se janë evituar rreziqet e përdorimit të qelizave amë, sikur që është rreziku nga kanceri.

(Kosova Sot Online)