Përgatiteni recetën natyrale që ju forcon imunitetin

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 15:14
Përgatiteni recetën natyrale që ju forcon imunitetin

Kur keni imunitet t fortë e keni më të lehtë që të mbroheni prej sëmundjeve të ndryshme. Për të pasur imunitet të fortë, duhet të hani shëndetshëm, por edhe kjo fshehtësi është e përdorshme, provojeni.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

• 700 ml uthull të mollës; • 30 g hudhër të copëtuar imët; • 30 g qepë të copëtuar imët; • 2 speca të freskët; • 30 g xhenxhefil të imtësuar; • 2 lugë rrikë të bluar; • 2 lugë kurkumë;

MËNYRA E PËRGATITJES

Të gjithë përbërësit (me përjashtim të uthullës) i vendosni në një enë. I përzieni të gjithë bashkë, më pas masën e fituar e vendosni në kavanoz prej qelqit dhe shtini uthullën. E mbyllni fort dhe e përzieni mirë. Mbushni 2/3 e kavanozit me përbërësit e përzier e pjesën tjetër e mbushni me uthull. Kavanozin ta mbani në një vend të ftohtë për dy javë.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Konsumoni një lugë të madhe të ilaçit në ditë. Imuniteti do të përmirësohet, por mos e teproni me ilaçin, një lugë në ditë mjafton dhe atë pas kafjallit.

(Kosova Sot Online)