Me çaj nga sherbela kundër ftohjes

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 15:34
Me çaj nga sherbela kundër ftohjes

Falë enzimave specifike, nektari i bletës gjithashtu mund t'i parandalojë inflamacionet dhe t'i reduktojë dhimbjet, që janë pasojë e ftohjes. Sezoni i ftohjeve është në prag, kështu që shumë njerëz mendojnë se si ta parandalojnë dhe mundin teshtimën, dhimbjen dhe ngacmimet në fyt, pa shkuar te mjeku. Ekspertët e mjekësisë tradicionale në situata të tilla shpesh rekomandojnë çaj të ngrohtë nga kamomili ose shtogu, por edhe qumësht të ngrohtë me mjaltë.

Falë enzimave specifike, nektari i bletës gjithashtu mund t'i parandalojë inflamacionet dhe t'i reduktojë dhimbjet, që janë pasojë e ftohjes. Megjithatë, nga të gjitha mjetet shëruese tradicionale më efikasi thuhet se është çaji nga sherbela, me të cilin disa herë në ditë duhet të shpëlahet fyti. Është mirë që njëkohësisht qafa të mbështillet me një shall të ngrohtë. Ndihmon edhe konsumimi i bonboneve të bëra nga sherbela së bashku me pirjen e shumë lëngjeve. Por, nëse temperatura trupore është më e lartë se 38.5 gradë dhe zgjat më shumë se tri ditë, gjithsesi kërkojeni ndihmën e mjekut. Indikacion për shkuarje te mjeku është paraqitja e shtresave të bardha në bajame. Kjo simptomë mund të jetë shenjë e angjinës, e cila kërkon terapi.

(Kosova Sot Online)