Dremitja e stimulon kujtesën

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 12:00
Dremitja e stimulon kujtesën

Studimi i fundit i ekspertëve në Gjenevë, që ishte publikuar në pas në revistën "eLife", ka treguar se një pauzë e vogël në ditë ka ndikim të hatashëm dhe shumë pozitiv në tru. Në fakt, dremitja na ndihmon që për kohë më të gjatë t'i ruajmë informatat në tru, të cilat paraprakisht i kemi në mendje.

Ekspertët nga Zvicra kanë vëzhguar reaksionet e 31 vullnetarëve të ndarë në dy grupe. Grupit të parë i ishte lejuar që të flenë 90 minuta gjatë ditës, derisa grupi tjetër duhej të rrinte zgjuar. Më vonë, në teste, vullnetarët që kishin mundësinë të dremisin jo vetëm se kanë treguar rezultate shumë më të mira në krahasim me grupin tjetër, që nuk ishte lejuar të flinte, por edhe ishin shumë më të saktë dhe shumë më të vendosur e preciz në përgjigjet e tyre.

(Kosova Sot Online)