Këto ushqime të shëndetshme mos ua jepni fëmijëve!

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 12:40
Këto ushqime të shëndetshme mos ua jepni fëmijëve!

1. MJALTI

Fëmijëve deri në moshën 2- vjeçare nuk duhet t'iu jepni mjaltë, meqë ai mund të përmbajë toksinën Clostridium botulinum, që shkakton helmimin me emrin botulizëm. Imuniteti i personit të rritur është i aftë deri në një masë që të luftojë kundër këtij helmi, por jo edhe organizmi i fëmijës, prandaj më së miri është që mjaltin ta anashkaloni në dy vitet e para të fëmijës tuaj.

2. QUMËSHTI JO I PASTERIZUAR

Qumështi i lopës përmban proteina, të cilat fëmijët deri në moshën 1-vjeçare nuk mund t'i tresin, prandaj nuk preferohet futja e këtij ushqimi në menynë e fëmijëve më të ri se 1 vjeç. Pra, para kësaj moshe nuk duhet fëmija të përdorë asnjë lloj të qumështit që nuk është i pasterizuar, meqë qumështi mund të përmbajë baktere, të cilat mund të shkaktojnë probleme me tretje te fëmijët.

3. DISA LLOJE TË PESHQVE

Peshqit janë burim i mrekullueshëm i thartirave yndyrore omega 3 dhe i proteinave, prandaj preferohet konsumimi i tyre që nga mosha më e re. Por, disa lloje të peshqve, sikur tuni, peshku shpatë dhe skumbri mund të përmbajnë gjurmë të konsiderueshme të zhivës, e cila dëmton sistemin nervor të fëmijës, prandaj duhet që të mbahen jashtë menysë së fëmijës.

4. AGRUMET

Limoni, lajmeja, grejpfruti dhe portokajtë janë pemë të shëndetshme nga grupi i agrumeve, që karakterizohen nga një përqindje e lartë e vitaminës C. Por, këto pemë kanë edhe një thartësirë të madhe, e cila mund ta ngacmojë lukthin e ndjeshëm të fëmijës, duke shkaktuar ekzantemë në lëkurë. Për këtë shkak ato duhen evituar te fëmijët më të rinj se 1 vit.

5. VEZËT

Vezët janë ndër tetë ushqimet më të rrezikshme që të shkaktojnë alergji, prandaj deri vonë preferohej që vezët, sidomos të bardhët e vezëve, të mos iu jepeshin bebeve pa i bërë 1 vit. Pra, të bardhët e vezëve është pjesa e vezëve që më së shpeshti shkakton alergji. Edhe pse kohët e fundit ka mjekë që thonë se bebet menjëherë mund të fillojnë të ushqehen me vezë të tëra, nëse në familjen tuaj ka njerëz që janë alergjikë në vezë, më mirë është që të prisni deri në ditëlindjen e parë të bebes, e më pas ta ushqeni atë me vezë të plota.

6. PEMËT ME GËZHOJË

Përkundër faktit se pemët me gëzhojë (kikirikët, fëstëkët, bajamet, arrat, lajthitë) janë tepër të shëndetshme, ato nuk duhen dhënë fëmijëve më të vegjël se 2 vjet, qoftë për shkak të rrezikut nga alergjitë, apo për shkak të rrezikut nga ngufatja.

(Kosova Sot Online)