Dudi i bardhë lufton tumoret, shëron zemrën dhe rregullon sheqerin në gjak

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 10:11
Dudi i bardhë lufton tumoret, shëron zemrën dhe rregullon sheqerin në gjak

Deri më tash kemi dëgjuar mite e legjenda rreth frutave të ndryshme të malit, që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Është koha që përfundimisht t'i kushtojmë vëmendje asaj që gjendet shumë pranë nesh. Në pyetje është bima paksa e harruar - dudi i bardhë. Të parët tanë kanë ditur shumë për të, ndërsa që mjekësia moderne tashmë e konsideron si një "superushqim". Në fakt, dudi i bardhë e pakëson kolesterolin dhe e ul rrezikun për t'u prekur nga diabeti, lufton kundër sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon te humbja në peshë.

Dudi i thatë përmban përgjysmë më pak sheqer në krahasim me frutat e tjerë, rrushi për shembull. Pos kësaj, përmes studimeve është vërtetuar se gjethja nga dudi përmban kemikate, të cilat e ndihmojnë rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shpeshherë përdoret si ilaç popullor kundër diabetit, tipi 2. Pos kësaj, dudi i bardhë është i pasur me shumë antioksidues. Studimet e bëra në Universitetin e Teksasit kanë treguar se dudi i bardhë është i mbushur me resveratrol, substanca natyrale, e cila ndihmon në luftën kundër disa llojeve të tumorit dhe sëmundjeve të zemrës. Pos kësaj, dudi i bardhë është përplot me fibra.

(Kosova Sot Online)