
Lexoni edhe:
Konsumoni disa kafe në ditë? Nëse shfaqni ndonjë nga këto simptoma, duhet të ndaloni menjëherë
Antioksiduesit, si boronicat apo çaji i gjelbër, me vite janë konsideruar si ushqime të shëndetshme. Mirëpo, hulumtimi më i fundit tregon se kjo nuk është krejt ashtu. Studimi i publikuar në revistën "Nature" zbulon se antioksiduesit në fakt nxitin zhvillimin e kancerit te minjtë. Minjve që u ishte dhënë antioksidues kishin ngordhur më shpejt se të tjerët.
Të dhënat tona theksojnë se qelizat e kancerit kanë më shumë dobi nga antioksiduesit sesa qelizat normale - thotë pjesëmarrësi në hulumtim Shon Morrison. Ishte zbuluar po ashtu se minjve që u ishin dhënë antioksidues, tumoret kancerogjene më shpejt ishin përhapur në krahasim me ata minj që nuk ishin furnizuar me antioksidues.
(Kosova Sot Online)